Një ushtri evropiane nuk do të ishte një zëvendësim për NATO-n, deklaroi presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier.
“Ne kemi shumë për të falënderuar NATO-n”, theksoi ai gjatë një vizite në selinë ushtarake në qytetin perëndimor gjerman të Koblenzit.
“Këshilla ime është: të mos strehohemi në alternativa që nuk janë të disponueshme. Ushtria evropiane është një ide, por nuk është një zëvendësues adekuat për sigurinë e ofruar nga NATO-ja”, deklaroi ai, “Gjermania duhet të japë një kontribut më të madh në aleancën e mbrojtjes perëndimore në vitet e ardhshme”, argumentoi presidenti, siç shkruan mediumi gjerman “dpa”.
“Ndërsa ushtria gjermane, ose Bundeswehr, ka ndryshuar gjatë dekadave, pyetja se çfarë bëjnë ushtarët e saj nuk ka ndryshuar. Kjo është mbrojtja e rendit tonë themelor, të lirë dhe demokratik. Është mbrojtja e lirisë, demokracisë, shtetit të së drejtës dhe dinjitetit njerëzor”, theksoi ai.
Steinmeier iu referua gjithashtu një marrëveshjeje koalicioni të shpallur të mërkurën në Berlin për të formuar qeverinë e ardhshme gjermane.
“Ne takohemi këtu në një ditë të veçantë, pas javësh negociatash për një marrëveshje koalicioni”, u tha presidenti ushtarëve.