Ballina Kosovë ​Osmani dhe disa ministra të jashtëm flasin për bashkëpunimin në fusha strategjike

​Osmani dhe disa ministra të jashtëm flasin për bashkëpunimin në fusha strategjike

31
0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të Forumit Diplomatik në Antalya, përpos takimeve me homologë, ka zhvilluar takime të ndara edhe me ministrat e Jashtëm të disa vendeve.

Sipas Presidencës, Osmani është takuar me ministrin e Jashtëm të Sudanit, Ali Yousif Ahmed Al-Sharif, Kenias, Musalia Mudavadi, Jordanisë, Ayman Safadi, të Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo, të Çadit, Abdoulaye Sabre Fadoul Cadi dhe të Nigerit, Bakary Yaou Sangaré.

Presidentja Osmani ka shkruar:

Në kuadër të Forumit Diplomatik në Antalya, përpos takimeve me homologë, zhvillova takime të ndara edhe me ministrat e Jashtëm të: Sudanit, z. Ali Yousif Ahmed Al-Sharif, Kenias, z. Musalia Mudavadi, Jordanisë, z. Ayman Safadi, të Tanzanisë, z. Mahmoud Thabit Kombo, të Çadit, z. Abdoulaye Sabre Fadoul Cadi dhe të Nigerit, z. Bakary Yaou Sangaré.

Të gjitha këto takime ishin të përqendruara në diskutimin e potencialit për thellim të bashkëpunimit në dobi të shteteve dhe qytetarëve tanë. Në veçanti, u diskutua hapja e kapitujve të rinj të bashkëpunimit në fusha strategjike, si dhe rëndësia e përdorimit të diplomacisë në shërbim të ndërtimit të raporteve të mirëfillta e alencave të reja.

Kosova mbetet e përkushtuar ndaj një politike të jashtme aktive në shërbim të qytetarëve tanë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu