Ballina Kosovë Kurti bën homazhe në Krushë të Madhe: Çmimi i lirisë ishte i...

Kurti bën homazhe në Krushë të Madhe: Çmimi i lirisë ishte i madh

25
0

Në përvjetorin e 26-të të rënies heroike të Dalip Behrës dhe Bekim Gashit, Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti bëri homazhe në Krushë të Madhe, duke nderuar jetën dhe sakrificën e tyre për lirinë e Kosovës.

Ai tha se jemi mbledhur për të kujtuar rënien e tyre si një akt sublim që e ndriçon të ardhmen e shtetit dhe shoqërisë sonë. Kurti theksoi se idealet që udhëhoqën dëshmorët duhet të jenë udhërrëfyes për të gjithë, pa dallim pozite apo rrethanash.

“Gjatë luftës, kënga e lirisë nuk u ndal. Dhe nuk do të ndalet as në paqe,” tha ai. Kjo, sipas Kurtit, është dëshmi e krenarisë që ndjejmë për ata që dhanë jetën për Kosovën, dhe njëkohësisht një kujtesë për përgjegjësinë që kemi për të vazhduar rrugën e tyre.

Kurti përmendi edhe ndikimin që figura si Ukshin Hoti dhe Ismet Gashi kanë pasur në formimin dhe qëndresën e këtyre dëshmorëve, duke theksuar se lidhja e brezave është ajo që ndërton historinë dhe udhëzon të ardhmen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu