Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, në një intervistë ndryshe për emisionin “Flak Fare” me gazetarin Rudi Himzo, ironizoi arritjet e kryeministrit Edi Rama. I pyetur për tre gjëra pozitive që Rama ka bërë, Basha tha me ironi se “dera më e famshme në Shqipëri është ajo e SPAK-ut, falë Ramës”, duke nënkuptuar hetimet ndaj bashkëpunëtorëve të tij.
Ai shtoi gjithashtu se Rama ka ndihmuar në rritjen e shitjeve të cigareve dhe ka hapur “një fasoneri për këmisha vija-vija”, si të vetmet “suksese” në një kohë kur ekonomia është në krizë dhe shumë njerëz po humbin vendet e punës.
Pjesë nga intervista:
Rudi: Katër pika të mira që ka bërë Rama, që mund të thuash tre gjëra që ka bërë mirë.
Basha: Rama ka bërë të mirë fare, padiskutim që dera më e famshme në Shqipëri, është bërë dera e SPAK-ut falë Ramës.
Rudi: Çfaj ka Rama në këtë mes?
Basha: Shokët, shokët kush i zgjodhi unë apo ti? As unë as ti, i zgjodhi Rama. E dyta, tek ajo zonë aty, mendoj që ka rritur në maksimum shitjet e paketave të cigareve. Kjo është një gjë e mirë për shitësit e cigareve, edhe pjesën mbrapa tek 313-ta. Se këtej është SPAK-u andej është 313-ta. Dhe e treta, ndërkoh që sektori i prodhimit dhe eksportit është në krizë totale, lajm i keq, në recesion faktikisht, lajm i keq, qindra njerëz humbin punën. E vetmja gjë që fundkionon është një fasoneri që ka hap Rama për këmisha vija vija.
Lulzim Basha u shpreh me ironi për premtimin e Edi Ramës se Shqipëria do të anëtarësohet në BE deri në vitin 2030. “Po qemë në Europë, do t’i çoj dy paketa te vendi, dmth ka mbaruar puna,” tha Basha, duke nënkuptuar se ky skenar është i pamundur nën drejtimin e Ramës.
Sipas Bashës, kushti i vetëm për integrimin është ndëshkimi i pandëshkueshmërisë, dhe këtë sipas tij, e garanton vetëm Koalicioni Euroatlantik me numrin 4 në fletën e votimit.
Pjesë nga intervista:
Rudi: Çfarë do t’i thuash popullit, nëse Edi Rama, sikurse ka premtuar arrin të na fusë në Europë? Në 2030 jemi në Europë, çfarë do t’i thuash Ramës, si do t’i dalësh ballë për ballë?
Basha: Po qemë në Europë do t’i çoj dy paketa te vendi, dmth ka mbaruar puna.
Rudi: Pse ti thua që i vetmi kusht që të futemi ne në Europë është që Rama të jetë në burg?
Basha: Unë them që i vetmi kusht që ne të futemi në Europë është që pandëshkueshmëria të marrë fund totalisht dhe pasdiskutim i vetmi garant për këtë është Koalicioni Euroatlantik, numri 4.