Ballina Politika E pyesin për oqeanin, Rama: E kaloj sa herë të dua, edhe...

E pyesin për oqeanin, Rama: E kaloj sa herë të dua, edhe për të parë basketboll

27
0

Një komentues e pyeti Ramën, duke i thënë: “A e kaloni dot oqeanin?”

Ky ishte një referim te shprehja e famshme e Ramës për Berishën: “A e kalon dot oqeanin?”

Përgjigjia e Ramës ishte: “Unë oqeanin e kaloj sa herë të dua dhe për t’u takuar atje, takohem me të gjithë. Po ashtu, për të parë ndeshje basketbolli, oqeanin e kaloj për të dyja gjërat. Pra, rri i qetë dhe pyet të tjerët.”

Një komentues i rikujtoi Ramës çështjen e non grades së Berishës. Rama u shpreh se për të, non grada ishte turp, por gjithsesi duhet pritur për ta parë se çfarë do të ndodhë.

“Non grada ishte turp, nëse nuk do kishte ndodhur, do kishte qenë shumë mirë për të gjithë. Por historia që do të do të heqin në janar, shkurt, mars ose prill, duhet ta shohim,” tha ai.

Në fund, ai shtoi: “Edhe Lulin do merrem, sepse e kam zemër.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu