Është prezantuar studimi i fizibilitetit dhe projekt-idesë për hekurudhën Durrës–Prishtinë
Në një postim në Facebook, ministrja shqiptare e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka thënë se hekurudha “Kuq e Zi” po merr jetë.
“Një hap konkret drejt jetësimit të një projekti kombëtar , që na afron edhe më shumë duke hapur një kapitull të ri mes dy vendeve dhe më gjerë, përmes nxitjes së shkëmbimeve, lëvizjes dhe zhvillimit të ekonomisë” .
“Me vendosmëri, objektiv të qartë dhe padurim për të ecur sa më shpejt e pa humbur kohë për këtë vepër kombëtare”, shkruan ajo .
Kjo hekurudhë që lidh të dyja vendet do të jetë 105.8 kilometra e gjatë, do t’i ketë 43 ura, 14 tunele dhe 7 stacione të reja.