Ballina Bota Tërmeti 5.2 ballë godet Kaliforninë Jugore, lëkundjet ndjehen në San Diego

Tërmeti 5.2 ballë godet Kaliforninë Jugore, lëkundjet ndjehen në San Diego

0
18

Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë ka goditur Kaliforninë Jugore. Zyrtarët nuk raportuan për të lënduar apo dëme të mëdha.

Tërmeti kishte epiqendrën në San Diego pranë qytetit malor të Julian deri në veri deri në qarkun Orange.

Një zjarrfikës tha se nuk kishte raportime për dëme dhe asnjë thirrje për shërbim pas asaj që ishte një “dridhje e mirë”.

Policia e qarkut dhe departamentet e sherifit thanë gjithashtu se nuk kishin marrë raporte të menjëhershme për dëme apo lëndime.

Riley Ozuna, pronare e Julian Cafe & Bakery, tha se disa gota ranë në tokë në biznesin e saj.

“Por gjithçka është në rregull”, theksoi ajo.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu