Ballina Rajoni NATO: Nuk do të lejojmë boshllëqe sigurie në BeH

NATO: Nuk do të lejojmë boshllëqe sigurie në BeH

8
0

NATO mbështet fuqishëm integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnjë-Hercegovinës në përputhje me Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit, një gur themeli i stabilitetit të vendit që duhet respektuar, deklaroi zëvendëssekretarja e përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska.

Ne mbetemi të shqetësuar për zhvillimet e fundit në Bosnjë-Hercegovinë”, tha Shekerinska, duke kërkuar që të respektohet rendi kushtetues i vendit.

Ne nuk do të pranojmë asnjë lloj vakumi sigurie në BH dhe nuk do të lejojmë që paqja e fituar me vështirësi të rrezikohet”, shtoi ajo.

Bosnjë-Hercegovina është një partnere e vlefshme. NATO është e gatshme të konsolidojë më tej bashkëpunimin tonë dhe duke e mbështetur atë”, shton Shekerinska.

“Ne të gjithë duam ta shohim Bosnjë-Hercegovinën të ecë përpara në rrugën e saj evropiane dhe euroatlantike. Shumë është bërë tashmë në këtë drejtim dhe ne shpresojmë dhe presim që së bashku të ndërtojmë mbi këtë themel për të mirën e të gjithë atyre që jetojnë atje”, përfundoi ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu