Një i mitur ka denoncuar sot në media dhunën fizike të njerkut të tij. Përmes një video të shpërndarë në rrjet, i mituri ka kërkuar ndihmë.
Menjëherë pas publikimit të videos, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e policisë, 51-vjeçarin S. K.
Përmes një njoftimi, policia e Durrësit thotë se, për rastin në fjalë, janë pyetur dy të miturit që shfaqeshin në video, si dhe nëna e 13-vjeçarit, E. Q., në prani të punonjëses sociale dhe psikologes.
Pas intervistimit dhe komunikimit nga prokurora, u mor në hetim për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Keqtrajtimi i të miturit”, S. K., 51 vjeç, banues në Durrës.