Dy ngjarje të rënda janë shënuar mbrëmjen e së enjtes. Fillimisht në Lezhë, Gjovalin Prendi ka mbetur i vrarë me armë zjarri. Viktima është babai i Roan Brahimit, i vrarë në një atentat në Athinë më 9 maj 2024. Roan Brahimi konsiderohej si armik i Ervis Martinajt.
Ai dyshohet se ka qenë i përfshirë në atentatin ndaj nipit të Ervis Martinajt, Brilant Martinaj, ngjarje e ndodhur më 17 korrik 2022 në mbikalimin e Fushë Krujës.
Një prë më vonë, ndodh një tjetër atentat i rëndë, ku mbetën të plagosur 4 persona. Mes të plagosurve, mbetën edhe dy të mitur, një prej të cilëve, në gjëndje të rëndë.
Fillimisht u mendua se dy ngjarjet nuk kishin lidhje me njëra-tjetrën. Por tashmë ka dyshime se në fakt, objektiv i atenatit nuk kanë qenë personat që ndodheshin në makinë, por gruaja e Roan Brahimit.
Raportimet thonë se autorët e krimit mund të kenë ngatëruar makinën, pasi është e njëjtë që përdor gruaj e Brahimit.
Madje dhe targën e ka të ngjashme, me përjashtim të një shkronje.
Për momentin ky variant nuk është zyrtar, por nëse e marrim të mirëqenë, lind pyetja se kush po hakmerret ndaj armiqve të Ervis Martinajt?
Ky i fundit është zhdukur prej kohësh dhe fati i tij mbetet mister.
Ca thonë që e kanë vrarë, por ka të tjerë që thonë se ai u largua nga Shqipëria pas vrasjes së njerëzve të tij të afërt, për t’i shpëtuar të njëjtit fat, madje thuhet se ka kryer dhe operacione plastike për të mos u njohur.
Pas mbrëmjes së djeshme, kur u vra babai i armikut të tij dhe kur dyshohet se do i bëhej atentat dhe gruas së tij, misteri për fatin e Ervis Martinajt shtohet: Është gjallë dhe po hakmerret, apo është dikush tjetër që po e bën këtë gjë?