Ballina Lifestyle Lana Del Rey tregon kuptimin e këngës së saj të re ‘Bluebird’

Lana Del Rey tregon kuptimin e këngës së saj të re ‘Bluebird’

29
0

Këngëtarja Lana Del Rey ndau një video në Instagram duke terntuar të tregojë më shumë për kuptimin të këngës së saj të re “Bluebird”.

39 vjeçarja tregoi frymëzimin unik për baladën eterike, e cila përdor tematikisht zogun e kaltër si një metaforë për vetë-shërimin.

Del Rey tregoi se si kur donte të dilte në një takim, gjatë kohës që po bëhej gati të dilte kishte parë në dritare një harabel që kishte nevojë për ndihmën e saj.

“Sepse, kur thjesht e di se diçka është menduar për ty, ndonjëherë më duket se natyra ka mënyrën e vet për të komunikuar me ty, veçanërisht në situata jashtëzakonisht të rënda, jo në mënyrë sakrifice, thjesht në një mënyrë që ti ta dish”, tha Lana.

Këngëtarja tregoi se e kishte ndihmuar harabelin dhe e kishte bërë pastaj shëtitjen për të cilën ishte nisur.