Ashtu sikurse edhe është bërë me dije, të paktën 232,262 zarfe me fletën e votimit janë nisur drejt votuesve në diasporë deri më tani, nga të cilat 58,128 janë marrë nga zgjedhësit dhe 3,887 janë kthyer në Tiranë të plotësuara. Në Parkun Olimpik “Feti Borova” po përgatiten 13 mijë zarfet e fundit për zgjedhësit në diasporë. Po në këtë ambient bëhet grumbullimi i votave të plotësuara, të cilat do të numërohen pas 11 majit.
Nga 3,887 të plotësuara nga emigratët dhe të kthyera në Shqipëri, 0.9% e tyre janë nga Italia, 2148 vota, 0.3% nga Gjermania, 689vota, 0.1% nga Mbretëria e Bashkuar, 337 vota dhe 0.1% nga Greqia me 336 vota. Këto janë vendet nga ku janë kthyer shumica e votave të deritanishme, nga zgjedhësit në diasporë, ndërsa nuk kanë munguar edhe nga vende të largëta si Shën Helena, Ishujt e Virgjër Britanikë dhe Angulia.