Më në fund vjen prova se Marsi ka qenë i banueshëm. Këto nuk janë mbetje të formave të jetës, por depozita të mëdha karbonatesh ose mineralesh të prodhuara nga CO2 i pranishëm në atmosferën e planetit, kur ai ishte ende i ngrohtë dhe i pasur me oqeane.
Depozitat e karbonateve tregojnë se cikli i karbonit ka qenë aktiv në Mars në të kaluarën, domethënë ka ndodhur procesi i shkëmbimit të karbonit midis atmosferës, oqeaneve dhe tokës, i cili është thelbësor për jetën.
Zbulimi është publikuar në revistën ”Science”, e cila i kushton edhe kopertinën dhe është koordinuar nga grupi nga Universiteti Kanadez i Calgaryt, i drejtuar nga Benjamin Tutolo.
“Ky është një zbulim befasues dhe i rëndësishëm sepse na tregon se planeti ishte i banueshëm”, thekson Tutolo.