Ballina Kronika Ishte duke punuar dhe bie nga lartësia në terminalin e aeroportit të...

Ishte duke punuar dhe bie nga lartësia në terminalin e aeroportit të Vlorës, humb jetën punëtori 39-vjeçar

24
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në ambientet e terminalit të aeroportit, ku një punonjës ka humbur jetën gjatë kryerjes së detyrës.

Përmes një njoftimi për mediat policia bëri me dije se rreth orës 15:40, në fshatin Akërni, në ambientet e aeroportit të Vlorës, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia, gjatë punimeve në terminal, shtetasi Dorian Hasani, 38 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Në kuadër të hetimeve për zbardhjen e plotë të rastit, do të merren në pyetje shtetasit përgjegjës për punimet në aeroport.