Ballina Sport Goditja e madhe e merkatos, Sandro Tonali në radarët e Juves

Goditja e madhe e merkatos, Sandro Tonali në radarët e Juves

18
0

Sandro Tonali mund të jetë goditja e madhe e Juventusit në merkaton e verës. Prej javësh emri i mesfushorit italian është lidhur me bardhezinjtë, edhe pse detaje konkrete ende nuk ka.

Pavarësisht se kush do të jetë trajneri i ardhshëm i Zonjës, Cristiano Giuntoli dëshiron të tentojë të sjellë ish-lojtarin e Milanit në Torino. Për ta bërë këtë, fillimisht, ai do të duhet të bindë Newcastle, të cilët janë një hap larg kualifikimit në Champions League falë edhe paraqitjeve të italianit.

Një operacion jo i lehtë, sepse anglezët nuk presin më pak se 70 milionë euro për të nisur negociatat. Nga ana tjetër e vetmja mënyrë që Juventusi të gjejë një marrëveshje është të japi një shumë parash  30 apo 40 milionë euro dhe një lojtarë. Fillimisht u përmend emri i Douglas Luiz që mund të jetë një nga kandidatët për të zëvendësuar Tonalin të Newcastle.

Mirëpo orët e fundit është përfolur edhe për Dushan Vlahovic. Kontrata e Serbit skadon për pak më shumë se një vit, ai nuk ka ndërmend të rinovojë me një page më të ulët. Anglezët janë ndër të paktat klube që mund t’i garantojnë Vlahovicit një pagë prej 12 milionë euro në sezon.