Ballina Europë Frutat, perimet dhe peshku do të jenë të detyrueshme në mensat e...

Frutat, perimet dhe peshku do të jenë të detyrueshme në mensat e shkollave në Spanjë

8
0

Ashtu si Italia, edhe Spanja njihet pë dietën e saj ushqimore mesdhetare por një studim i vitit 2023, ka konstatuar se niveli i obezitetit ka shkuar në 20,3% për të rriturit dhe 15,9% për fëmijët, në shkallë në ngritje, ku praktikisht Spanja është e vendosur në vendin e 6 të obezitetit në Bashkimin Europian.

Për të kundërshtuar këtë tendencë dhe dukuri në rritje, qeveria spanjolle, ka marrë vendimin dhe ka miratuar një ligj për të bërë të detyrueshme dietën me fruta-perime çdo ditë dhe peshk të paktën njëherë në javë në shkollat fillore dhe të mesme, private apo shtetërore qofshin ato.

Ky ligj parashikon edhe ndalimin e pijeve të gazuara, me kafeinë dhe me përmbajtje sheqeri jo më të lartë se 5%. ‘Çdo fëmijë dhe çdo adoleshent do të ketë mundësinë të ushqehet me ushqim të shëndetshëm dhe me vlera ushqyese’, ka shpjeguar Ministri i Çështjeve Sociale, Z.Pablo Bustinduy.

Sipas këtij ligji të ri, të paktën 45% e frutave dhe perimeve që do të konsumohen duhet të jenë produkt i stinës dhe prodhim vendas.