Ballina Europë Vatikani publikon pamjet e Papa Franceskut në arkivol, do shihet dhe nga...

Vatikani publikon pamjet e Papa Franceskut në arkivol, do shihet dhe nga publiku

0
27

Vatikani ka shpërndarë imazhe të Papa Françeskut ndërsa ndodhet në arkivol, i cili do të zhvendoset në Bazilikën e Shën Pjetrit për të qenë i qasshëm për publikun që dëshiron t’i bëjë nderimet e fundit.

Drejtuesi i përkohshëm i Kishës Katolike, së bashku me tre bashkëpunëtorë të ngushtë, do të kujdesen për shkatërrimin e “Unazës së Peshkatarit” dhe vulës papnore, duke garantuar që ato të mos keqpërdoren apo të përdoren nga ndonjë tjetër.

Ceremonitë përkujtimore do të zhvillohen përgjatë nëntë ditëve, ndërsa vendimi për datën e varrimit do të merret nga trupi i kardinalëve që janë mbledhur në Vatikan për të hartuar detajet përfundimtare të funeralit.