Profesori i Universitetit të Prishtinës, Milazim Krasniqi, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po e dëmton shtetin e Kosovës.
Pas situatës së djeshme në Kuvend, ku sërish pati bllokadë, Krasniqi vlerëson se po paralizohet shteti.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka shkruar se partia e Albin Kurtit nuk dëshiron kompromis me partitë shqiptare.
“LVV e ka bllokuar Kuvendin e qeverinë, faktikisht e ka paralizuar Kosovën. Nuk don kompromis me partitë shqiptare parlamentare, thjesht nuk don zgjidhje të problemit. I bie se po e dëmton shtetin. Pyetja që ngrihet: kush përfiton nga një Kosovë e paralizuar? Kosova, apo armiqtë e saj?”, ka shkruar Krasniqi.