Kili u godit nga një tërmet me magnitudë 4.5 gradë të shkallës Rihter sot, njoftoi Instituti Sizmologjik Evropian-Mesdhetar.
Tërmeti ka qenë në zonën ku ndodhet shkretëtira Atakama dhe epiqendra ka qenë në një thellësi prej 118 kilometrash.
Vendi më i afërt me popullsi të dendur nga vendi i tërmetit është Kopiapo me një popullsi prej rreth 130 mijë banorësh, 97 kilometra larg.
Deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo dëme të mundshme materiale.