Ballina Politika Rama mbron perversitetin me fëmijët që u tha më shihni nudo: Ata...

Rama mbron perversitetin me fëmijët që u tha më shihni nudo: Ata nuk ishin të vegjël

27
0

Kreu i rilindjes kishte ndërruar dekor gjatë ditës së sotme për rubrikën e tij të propagandës Sy m’ Sy. Siç duket e ka parë veprat e tij të artit pa pikë vlerë që mbushin  muret e zyrës së tij në kryeministri po i mërzisnin ata mitingashët e rubrikës së mëngjesit. Tu jap një ushqim tjetër si peizazh duhet të ketë menduar ai. Nuk i bëjnë punë pikturat, ka dalë ne terren me foto nudo, me çyrek e dashnore.

Program nuk ka. Bilanc nuk ka për të bërë. Vetëm një tunel kanë bërë në 12 vjet. Dhe ata e kanë bërë për të shkuar tek shtëpitë e qeveritarëve në breg të detit se asnjë shqiptari tjetër nuk i shërben ndonjë gjë. Por shkatërruan edhe ato qindra biznese që punonin në zonën turistike të Llogarasë.

Por sot ai paska reaguar edhe pas skandalit të një ditë më parë kur nxënësve në një takim elektoral në Kavajë u tha që të kërkonin në rrjetet sociale e te shikonin fotot e tij nudo.

“Nuk ishin fëmijë ata”. “Si ka mundësi ku e gjejnë këta kapacitetin të më bëjnë mua moral sesi nuk duhet të sillet”. “Jam pa fjalë”. “Më hidhen në fyt se them unë se gjysma e burrave janë çyryk”. “Ky është opinioni im”.

Ja pra se çfarë tha kreu i qeverisë shqiptare sot ne pikë të mëngjesit duke u munduar të mbulojë me letrën e propagandës atë skandal të paparë e të padëgjuar asnjëherë më parë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë. Prandaj është lider global ai. Turp nuk ka fare. Ndërkohë që vijon në të njëjtën linjë duke fyer shqiptarët.

Ndërsa fyerjet për burrat, thotë se “është opinioni im”. Por ai këtë e tha në një takim fushate përballë njerëzve që e dëgjonin. Nuk e tha në mbledhjet e mbyllura të qeverisë apo rilindjes ku të gjithë qeshin e tundin kokën kur flet. Dhe me e keqja e tha në pozitat e kreut të rilindjes por edhe si kreu i qeverisë.