Sherifi i Tiranës është bërë figura më komike me videot dhe gafat e tij në rrjetet sociale.
E gjithë strategjia dhe investimi i Edi Ramës për ta bullizuar si “buf i kënetës” ka shkuar dëm sepse Berisha ka fundosur veten e tij.
Brenda 3 ditësh ai ka bërë 30 lajthitje dhe miliona shqiptarë janë argëtuar me miliona komente në rrjetet sociale.
As Edi Rama dhe as partitë e reja nuk e kanë çmontuar dot Sali Berishën në 35 vjet me atë që ai po i bën vetes në një muaj fushatë elektorale.
Kurrë më parë nuk më është dhimbsur një burrë i moshuar sesa Berisha në këtë fushatë elektorale. Ai nuk hap dot gojën se në dy fjali ngatrrohet tre herë.
– Ndjej keqardhje që po tallen me moshën e tij 81 vjeçare
– Ndjej mëshirë për mënyrën si po e denigrojnë publikisht.
– Ndjej habi si familja e ka lejuar që ai të bjerë kaq poshtë.
E keqja e Sali Berishës nuk është mosha. Të gjithë do e kishim zili një trup të shëndosh si ai mbi 80 vjeç.
Berisha nuk është i sëmurë nga mendja, fiziku apo trupi.
Berisha është i sëmurë nga ego e tij.
Sherifi i Tiranës ka përfunduar si Biden por me një ndryshim. Berisha nuk ka as burrërinë e Biden që të jap dorëheqje por s’ka as Parti Demokratike që ta largojë apo ta detyrojë të tërhiqet.
Nëse Berisha tërhiqet, PD ka si Kamala vetëm Argitën se ndryshe nga Amerika partia e Saliut është biznes familjar me ortak fëmijët.
Berisha sot i ngjan disa artistve të Hollywood si Stalone, Al Pacino, Clint Eastwood apo De Niro të cilët duan të rikthejnë shkëlqimin e dikurshëm me operacione plastike apo me dashnore 20 vjeçare. Përpiqen të katërt të realizojnë filma me gangsterë dhe martohen nga katër herë. Ky është problemi i madh i egos së Berishës.
Ai kërkon shkëlqimin e vitit 1992 kur ishte 50 vjeç.
Ai harron që Amerika ka ndrruar 8 president që atëhere dhe hamologët e tij janë në pension.
Ai harron që nuk është si Trump por si Biden.
Prandaj mos i tallni me moshën apo pleqërinë e tij por me ëndrrat për tu bërë dhëndër për herë të katërt në pushtet.
Por kjo estradë nuk përfundon me humbjen e tij.
Në 12 Maj do filloj rrënimi i turpshëm dhe fatal.
Ai do jap dorëheqje nga kryetar dhe do rikandidojë sërish të nesërmen duke vazhduar të deri në fund të jetës tij.
Në fakt Berisha nuk ka fatin të ketë as fatin e Biden dhe as të Enver Hoxhës por thjesht do ketë një fund tepër poshtërues.
Nga ky hall nuk e shpëton askush dhe as SPAK.
Në fakt Berishën nuk duhet ta izoloj SPAK, por duhet ta mbyll familja e tij në shtëpi…