Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka deklaruar sot para mediave se KQZ është në komunikim të drejtpërdrejtë me SPAK për çështje që lidhen me krimet zgjedhore në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit.
“Jemi në komunikim dhe kemi pasur shkëmbim informacioni me zyrën e SPAK për një rast konkret. Në një komunikim të sotëm, ndoshta edhe vetë SPAK do të informojë publikun,” tha Celibashi.
Ai shtoi se një numër procedimesh penale janë duke u ndjekur aktualisht nga Prokuroria e Posaçme, të ngritura si pasojë e kallëzimeve nga partitë politike dhe qytetarë të ndryshëm.
Celibashi theksoi se institucionet po veprojnë në përputhje me Kodit e Procedurës Penale, dhe çdo informacion i verifikuar do të ndahet me publikun në momentin e duhur.