Nesër me fillim të orës 10:00 pritet të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Sa i përket votimit për Albulena Haxhiun kryeparlamentare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk ka ndryshuar qëndrim.
Kështu kanë bërë të ditur për Klanin burime brenda kësaj partie.
Pas dështimit të seancës së kaluar, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje nuk është figurë unifikuese për këtë pozitë.