Ballina Kulturë Besim, dramë dhe humor: 5 filmat më ikonikë për papën

Besim, dramë dhe humor: 5 filmat më ikonikë për papën

14
0

Si shenjt apo si një skandal, Papa i Vatikanit ka qenë subjekt i filmave të të gjitha llojeve. Cybernews ka përzgjedhur 5 prej tyre që prekin kufijtë e besimit, dramës dhe humorit.

Kureshtja rreth Papëve ka qenë gjithnjë e përhapur  jo vetëm në media, por edhe në kinema. Ndërsa bota mban zi për Papa Françeskun i cili u nda nga jeta më 21 prill, mund t’i hidhni një sy sugjerimeve të mëposhtme sesi kinematografia ka interpretuar Atin e Shenjtë.

Disa prej tyre bazohen në histori të vërtetë, në absurditet apo imagjinatë, por të gjithë ia kanë dalë të lënë ndikimin e tyre kulturor apo kritik.

Ky margaritar i Netflix përqendrohet në një moment kulminant në Vatikan: dorëheqjen e papritur të Papa Benediktit dhe marrëdhënien e paparashikuar mes tij dhe kardinalit Jorge Bergoglio, Papa Françesku i ardhshëm. Ajo që nis si një zhvendosje pushteti kthehet në një bisedë të thellë për besimin, dështimin dhe faljen.

Titulli tregon që ka dy karaktere të ndryshme: Benedikti, konservator dhe i largët dhe Françesku, progresist dhe reformativ. Edhe pse filmi anon më shumë drejt këtij të fundit, është Anthony Hopkins që  merr vëmendjen me rolin e tij si Benedikti. Filmi i nominuar për tre çmime Oscar, është vlerësuar për dialogun imagjinar pas dyerve të mbyllura dhe momentin e papritur kur dy papë përballen me njëri-tjetrin.

Një film origjinal i fantazisë historike. Papa vdes dhe 118  kardinalë mbyllen në Kapelën Sistinë. Ralph Fiennes luan rolin e dekanit të Kolegjit të Kardinalëve dhe mban detyrën e mbikëqyrjes së votimit për papën e ri. Nën tymin e zi, fshihet një mister. Papa i ndjerë nuk është i pranishëm fizikisht, por prania e tij ndihet fort. Kardinalët merren me procesin e votimit ndërsa shpaloset makineria e pushtetit dhe  dikush mund të përmbysë sistemin.

Një homazh për Papa Françeskun. Atij i interesonin çështje që shumë të tjerë i anashkalonin, si ngrohja globale, barazia shoqërore, varfëria dhe dialogu ndërfetar. Përpjekjet e tij për të folur për skandalet e abuzimit seksual brenda Kishës Katolike u kthyen në një bisedë për të cilën ai do të kujtohet. Ky është rrëfimi i figurës së Papa Françeskut si njeri i shenjtë, aktivist, i drejtpërdrejtë dhe modest. Evgeny Afinevsky ia arriti të reflektojë rrëmujën kolosale që njerëzimi ka bërë dhe rolin esencial që mund të luajë një Papë.

Ky film është si një komedi ekzistenciale, e përqendruar te një njeri që nuk e do detyrën e papës. Kur  një papë vdes dhe konklava zgjedh pasuesin, çdo kandidat lutet që të mos e marrë rolin, duke kthyer në humor sesi jetët e tyre mund të marrin fund prej saj. Asokohe, kur tema e shëndetit mendor nisi të përfshihej në ndërgjegjen publike, seancat terapeutike të Papës nxitën kundërshtime. Vatikani reagoi fuqishëm dhe agjencia italiane e lajmeve, AGI kërkoi që filmi të ndalohej. Regjisori Nanni Moretti ndërmerr një rrezik për ta bërë Papën që t’ia mbathë.

Ky film bazohet në legjendën mesjetare se një grua u maskua si burrë dhe u bë prift duke arritur të bëhej papë. Papa  Joan ndërthur “Gladiatorin” dhe “Kodin e Da Vinçit”, por përçan mizogjininë institucionale që më pas u kthye në një kult. Filmi nuk shënoi fitime në arkë por tërhoqi shumë kritika, të cilat e kanë gdhendur vendin e tij si një nga më guximtarët në këtë zhanër. Ai sfidon status quo-në dhe kjo e bën të  dallueshëm.