Ballina Sport Seria A “makth” për trajnerët, 90% shkarkohen pas një sezoni

Seria A “makth” për trajnerët, 90% shkarkohen pas një sezoni

32
0

Të drejtuarit e një skuadre futbolli, veçanërisht në Itali, është një sfidë e përditshme dhe shpeshherë pa garanci afatgjata.

Këtë e konfirmon një raport i fundit i publikuar nga CIES Football Observatory, i cili rendit Italinë si njërin nga vendet më të vështira në botë për të qenë trajner, konkretisht në vendin e tretë më negativ, pas Ekuadorit dhe Kosta Rikës.

Statistikat janë alarmante: në Serie A, 90% e trajnerëve nuk qëndrojnë më shumë se një vit në detyrë. Aktualisht, vetëm Simone Inzaghi (4 vite me Interin) dhe Gian Piero Gasperini (9 vite me Atalantën) janë përjashtime të rralla që thyejnë këtë rregull të pashkruar të “rotacionit të shpejtë”.

Në kontrast me këtë pasiguri të skajshme në Itali, kampionatet e tjera të mëdha evropiane tregojnë stabilitet më të madh. Premier League është në vendin e tretë më pozitiv globalisht, ku trajnerët kanë një jetëgjatësi mesatare mbi tre vite në një klub.

Në majë të listës qëndron Eredivisie, kampionati holandez, ku 7 nga 18 trajnerët aktualë kanë mbi një vit në krye të ekipeve të tyre.

Por rekordi botëror për jetëgjatësi në pankinë i përket Frank Schmidt, i cili drejton klubin gjerman Heidenheim prej afro 18 vitesh. Pas tij renditen Qurban Qurbanov i Qarabag në Azerbajxhan dhe Diego Simeone me Atletico Madrid, që gjithashtu gëzojnë besimin afatgjatë të klubeve të tyre.