Ballina Lifestyle Ish-i i JLo, Casper Smart, në telashe me ligjin për kultivim të...

Ish-i i JLo, Casper Smart, në telashe me ligjin për kultivim të paligjshëm marihuane

30
0

Njëri nga ish-të dashurit e shumtë të Jennifer Lopez është përfshirë në një situatë ligjore për shkak të marihuanës.

Ky person kishte qenë në një lidhje të herëpashershme me aktoren dhe këngëtaren 55-vjeçare për gati pesë vite, përpara se ta mbyllnin përfundimisht.

Pas gjithë këtyre viteve, ky ish-i dashur është akuzuar nga Zyra e Prokurorit të Qytetit të Los Anxhelosit për drejtimin e një operacioni të paligjshëm të kultivimit të marihuanës, shkruan Dailymail.

Kush është ky ish i mistershëm i JLo? As më pak e as më shumë se Casper Smart, 38 vjeç, ish-balerini rezervë dhe partneri pesëvjeçar i saj.

Ai është përballur me dy akuza për kundërvajtje – një për pjesëmarrje në aktivitet të palicencuar tregtar të kanabisit dhe një tjetër për përfshirje në aktivitet tregtar të kanabisit pa një licencë të përkohshme aplikimi, sipas TMZ.

Akuzat vijnë pas një bastisjeje nga policia në shtëpinë e tij në fund të dhjetorit 2024, pasi autoritetet morën një informacion për një operacion të paligjshëm kultivimi.Ai është përballur me dy akuza për kundërvajtje – një për pjesëmarrje në aktivitet tregtar të palicencuar me kanabis dhe një tjetër për përfshirje në aktivitet tregtar me kanabis pa një licencë të përkohshme aplikimi, sipas TMZ.Gjatë bastisjes, autoritetet gjetën një sërë provash që tregonin për një operacion kultivimi marihuane të përmasave të vogla deri në mesatare.

Smart kishte një vizitore femër në shtëpi në momentin e bastisjes, por ajo nuk u akuzua dhe thuhet se nuk kishte asnjë lidhje me operacionin e kultivimit.