Ballina Kuriozitete Një prezantues radioje në Australi ishte nga Inteligjenca artificiale – dhe kaloi...

Një prezantues radioje në Australi ishte nga Inteligjenca artificiale – dhe kaloi pa u vënë re për muaj të tërë

37
0

Prej muajsh, një radio australiane ka transmetuar një emision të drejtuar nga një prezantues i krijuar me Inteligjencë Artificiale.

Dhe këtë, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, e ka bërë pa i njoftuar dëgjuesit.

Ai është krijuar duke përdorur teknologjinë ElevenLabs dhe bazohet në zërin dhe pamjen e një punonjësi real.

As emisioni dhe as faqja e internetit e CADA-s nuk kanë treguar që bëhet fjalë për një prezantues AI, duke shkaktuar kritika për mungesë transparence.

ARN Media, pronari i CADA-s, thotë se emisioni arrin mbi 70,000 dëgjues.

Ky rast shton debatet për besimin dhe vërtetësinë në kohën e përhapjes së përmbajtjeve të krijuara nga AI.