Ballina Kronika Dhunuan punonjësen e OSHEE, policia arreston një 28-vjeçar. Ndihmoi autorin të largohej...

Dhunuan punonjësen e OSHEE, policia arreston një 28-vjeçar. Ndihmoi autorin të largohej nga vendi i ngjarjes

34
0

Policia e Tiranës njofton se ka identifikuar dhe vënë në pranga një 28-vjeçar, Luan Murati, i cili ka ndihmuar 30-vjeçarin Jurgen Stafa (i arrestuar mbrëmjen e djeshme), që të largonte autorin e ngjarjes, nga vendi i ngjarjes.

Vijojnë kontrollet e pandërprera për kapjen e autorit të ngjarjes 38-vjeçarit S. C.

Policia thotë se po vijojnë hetimet intensive  me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në rrugën “Artan Lenja”, ku mbeti e dëmtuar me sende të forta punonjësja e Oshee-s,  është bërë e mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit L. M., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas ka ndihmuar shtetasin J. S, 30 vjeç(i arrestuar mbremjen e djeshme), që të largonte nga vendi i ngjarjes, autorin shtetasin S. C.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.