Ballina Politika Dash Shehi akuza Ramës nga Durrësi: Po ndan njerëzit, disa jetojnë në...

Dash Shehi akuza Ramës nga Durrësi: Po ndan njerëzit, disa jetojnë në luks dhe disa në mjerim

88
0

Drejtuesi i koalicionit Djathtas për Zhvillim, deputeti Dashamir Shehi, ka sulmuar ditën e sotme kryeministrin, teksa tha se Edi Rama po i ndan njerëzit, ku sipas tij, disa jetojnë në luks dhe disa në varfëri ekstreme.

Komentet Shehi i bëri gjatë një takimi që zhvilluan bashkë me z. Alibeaj në Durrës, ku të pranishëm ishin edhe anëtarë të tjerë të shtabit drejtues të koalicionit dhe kandidatët e qarkut Durrës.

Shehi tha gjithashtu se nëse njerëzit duan ndryshimin, duhet të votojnë ndryshe nga si kanë votuar gjatë këtyre 30 viteve. Ai tha se koalicioni Djathtas për Zhvillim me numrin 9 në fletën e votimit, ka kandidatë të papërlyer dhe të ndershëm.

“Kemi ardhur për t’ju përcjellë mesazhin tonë. Ne jemi për ndryshim. Ndryshimi i vërtetë është që të votojmë numrin 9, të votojmë njerëz që mendojnë ndryshe nëse duam ndryshim. Pastaj pjesa tjetër ne e gjykojmë që do jetë ai rotacioni klasik. Ne jemi kundër kësaj qeverie. 12 vite janë shumë, edhe për qeverinë më të mirë në botë.

Prandaj qytetarët e Durrësit i dinë problemet e veta. Nuk po hyjmë këtu jo çështjet urbane… Ky është një qytet i madh, ka qenë historikisht një qytet i pasur. Nuk mund të ndahet kështu që një grusht njerëzish kanë pallatet e luksit, disa të arabëve, disa të italianëve dhe pjesa tjetër janë akoma atje ku janë. Nëse doni të votoni, votoni njerëz të ndryshëm.

Po votuat të njëjtët njerëz që i keni votuar 30 vite, do të vazhdoni akoma edhe 30 vite të tjera po me këtë lloj historie. Ne gjykojmë që ndryshimi vjen nga njerëzit dhe kandidatët që ne kemi vënë janë të rinj, të papërlyer, nuk kanë historitë e 2 palëve të tjera, që hyjnë e dalin nëpër burgje. Ne kemi njerëz të thjeshtë, të shkolluar e punëtor”, tha Shehi.

Deputeti Enkelejd Alibeaj, është shprehur se qyteti i Durrësit dhe gjithë Shqipëria është marrë peng nga krimi.
“Problematika që ka ky qytet, është problematika që ka gjithë Shqipëria. Ky qytet, qyteti më i rëndësishëm në aspektin historik dhe ekonomik, nuk mund të jetë pre e krimit. Kjo është një simptomë që ka mbuluar gjithë Shqipërinë, e rrjedhur drejtpërdrejt nga keq-qeverisja e Edi Ramës. Ne sot jemi këtu për t’u thënë qytetarëve të Durrësit, se të vjetrën dhe të shkuarën duhet ta lënë mënjanë. Duhet të votojnë për veten e tyre, për njerëzit e tyre. Pra për qytetarë të Durrësit. Kjo është alternativa jonë, të votojnë numrin 9, të votojnë veten e tyre”, tha Alibeaj.