Ballina Kronika Ekzekutohet me armë zjarri 58-vjeçari në Vlorë

Ekzekutohet me armë zjarri 58-vjeçari në Vlorë

37
0

Një 58-vjeçar është ekzekutuar me tre plumba në Vlorë. Sipas policisë, 58-vjeçari Renato Hoxhaj është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së dielës në “Hajro Çakërri” pranë banesës së tij.

Ai punonte prej pesë vitesh si roje në një objekt në ndërtim aty pranë. Dy plumba i ka marrë në kokë dhe një në trup.

“Sot, rreth orës 06:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, në rrugë, në afërsi të banesës së tij, është gjetur pa shenja jete, dyshohet i vrarë me armë zjarri, shtetasi R. H., 58 vjeç, i cili ishte i punësuar dhe si roje në një objekt në ndërtim pranë banesës së tij.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.”, njofton policia.