Ballina Sport Interi rrezikon edhe kampionatin, zikaltërit munden nga Roma dhe i dorëzojnë kreun...

Interi rrezikon edhe kampionatin, zikaltërit munden nga Roma dhe i dorëzojnë kreun Napolit

37
0

Interi ka pësuar humbjen e dytë radhazi në Serinë A, pas asaj me Bolonjën.

Zikaltërit e Inzagit janë mposhtur në shtëpi nga Roma me shifrat 0-1.

Goli i vetëm i sfidës u realizua nga Sule në të 22-ën.

Duket se humbja në derbin me Milanin i ka lënë me pasoja interistët.

Me këtë humbje, Interi humbet edhe kreun e Serisë A teksa Napoli merr vendin e parë përkohësisht.

Këta të fundit presin në mbrëmje Torinon.