Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ishte të mërkurën në Nish, ku mori pjesë në ekspozimin e armëve dhe pajisjeve ushtarake të Forcave të Armatosura të Serbisë. Gjatë turneut, kamerat kanë regjistruar një bisedë të shkurtër mes presidentit dhe një ushtari.
Në fillim të bisedës, Vuçiq i tha ushtarit se ishte i kënaqur që e pa dhe më pas pasoi një pyetje.
– A keni gjuajtur nga tanku?
– Zoti President, nuk kam gjuajtur, qëllova nga një tank.
Kjo bisedë shkaktoi shumë vëmendje dhe shumë shpejt u përhap në rrjetet sociale, ku shumë komentuan se presidenti nuk e njeh fare terminologjinë e përdorur në ushtri.