Ballina Sport Teuta fiton duelin e mbijetesës ndaj Kukësit

Teuta fiton duelin e mbijetesës ndaj Kukësit

61
0

Teuta mori një fitore shumë të rëndësishme, teksa mposhti minimalisht Kukësin, në duelin e mbijetesës.

Një penallti e kthyer në gol nga Peposhi në minutën e 50-të, i dha fitoren durrsakëve.

7 minuta më vonë, Kukësi reagoi duke shënuar golin e barazimit, por u anulua nga VAR, për pozicion jashtë loje.

Me këtë fitore, Teuta ngjitet në vendin e tetë me 24 pikë, ndërsa verilindorët mbeten në vendin e fundit me vetëm 19 pikë të grumbulluara.