Analisti Neritan Alibali ka deklaruar se opozita është e zënë duke bërë betejë brenda saj dhe nuk bën luftë kundër mazhorancës qeverisëse të Edi Ramës.
“Problemi është te opozita jo te Rama sepse tek e fundit këta më shumë sulmojnë njëri-tjetrin se sa merren me Ramën. Unë e pashë pas konferencës pas Edi Ramës, talljes së Edi Ramës iu përgjigjën me një intensitet shumë më të ulët se sulmi që i bëri grupi i Gazment Bardhi dhe grupi i Berishës ndaj Lulzim Bashës”, tha Alibali.
Sipas Alibalit, ajo që po ndodh brenda opozitës është një përplasje për vetë Partinë Demokratike dhe kush do ta marrë drejtimin e saj.
“Nga ana tjetër, vetë Basha me logjikën e personit që fle gjumë është një faktor politik që ekziston. Ka 100 mijë vota që ka marrë në zgjedhjet e fundit lokale. Beteja e këtyre është me njëri-tjetrin. Akuzat që bëjnë këta ndaj njëri-tjetrit si këlyshë të Edi Ramës, janë beteja politike për sinorin e tyre të opozitës dhe vetëm kaq”, shpjegoi Alibali.