Ballina Sport Arsenali me 5 “yje”, Gooners në ndjekje të kreut, bie Tottenham

Arsenali me 5 “yje”, Gooners në ndjekje të kreut, bie Tottenham

71
0

Arsenali mposhti me rezultatin e thellë 0-5 Burnleyn, në sfidën e mbajtur në “Turf Moor Stadium”. Gooners vendosën ndeshjen në shinat e duhura që në pjesën e parë, duke realizuar dy herë, me Odegaard dhe Saka. Ky i fundit kompletoi dopietën, në të 47-tën minutë.

Emrin në listën e golashënuesve e shkruajtën edhe Trossard e Havertz. Me këtë rezultat, të besuarit e Arteta-s janë në ndjekje të Liverpool. Arsenal renditet në vendin e dytë, me vetëm 2 pikë larg The Reds.

Tottenham pësoi disfatë 1-2 ndaj Wolves, sakaq Fulham-Aston Villa përfundoi po 1-2. West Ham vazhdon me rezultatet negative, me skuadrën e Moyes që u mund 2-0 nga Nottingham.