Ballina Politika “Më ndjekin kudo dhe dëgjojnë tonin e zërit kur flas për ta”,...

“Më ndjekin kudo dhe dëgjojnë tonin e zërit kur flas për ta”, kryeministri Rama i përgjigjet pyetjes nëse parashikon probleme me Greqinë në rrugën drejt BE

63
0

Kryeministri, Edi Rama merr pjesë në Konferencën e Sigurisë e cila po mbahet në Mynih.

Gjatë një diskutimi për Ballkanin Perëndimor dhe çështjet aktuale, Rama u pyet nëse parashikon ndonjë problem me Greqinë në rrugëtimin i Shqipërisë drejt integrimit në BE.

Rama nuk ngurroi t’i përgjigjej me ironi kësaj pyetjeje, duke thënë “Jo, ne e dashurojmë Greqinë”

Më pas ai vazhdoi batutën e tij duke thënë se nuk ka ardhur në Mynih për të shqetësuar miqtë grek, pasi sipas tij ata e ndjekin kudo dhe i dëgjojnë tonin e zërit  kur flet për ta.

“Jo, ne e dashurojmë Greqinë. Nuk erdha në Mynih për të shqetësuar miqtë e mi grek, sepse ata më ndjekin kudo dhe  dëgjojnë tonin e zërit kur unë flas për ata, kështu që në asnjë mënyrë nuk na fusni në konflikt me ta.”, u shpreh Rama.