Ballina Aktualitet “8720 masa administrative”, Policia Rrugore e Tiranës bën bilancin e javës

“8720 masa administrative”, Policia Rrugore e Tiranës bën bilancin e javës

86
0

Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë ka bërë bilancin e javës 12-18 Shkurt 2024. Në një njoftim për mediat, policia bën të ditur se gjatë kësaj jave janë vendosur 8 mijë e 720 masa administrative, të ndara në kategori të ndryshme si xhama të zinj, tejkalim i shpejtësisë, mosvendosje e rripit të sigurimit, mosrespektimi i vizave të bardha të kembësoreve, dhe shumë të tjera.

Gjithashtu:

-17 persona janë proceduar për vepra penale në qarkullimin rrugor, me raste që përfshijnë drejtimin e mjetit në gjendje të dehur, pa leje drejtimi, nën ndikimin e lëndëve narkotike, shkelje të rregullave rrugore, dhe korupsion aktiv.

-59 masa janë vendosur për drejtimin e mjetit nën ndikimin e alkoolit dhe shkelje të shpejtësisë, me mundësi konvertimi të gjobës në dyfishin e maksimumit.

-9 automjete janë bllokuar për arsye të ndryshme, duke përfshirë detyrime të palikuiduara dhe mungesë dokumentacioni.

Komisiariati i Policisë Tiranë bën thirrje për kujdes dhe përgjegjësi në rrugë.