Britney Spears veshi rrobat e saj të banjës dhe tregoi edhe një herë lëvizjet e saj të kërcimit për fansat e saj. Ylli i popit poston pothuajse çdo ditë në rrjetet sociale, video ku shihet duke kërcyer në shtëpi.
Këtë herë, Britney Spears ka postuar në llogarinë personale në Instagram një video me veshjen e saj të re të kërcimit.
Në të ka veshur pantallona të shkurtra, ndërsa sipër ka zgjedhur të veshë rrobat e banjës dhe kompletoi look-un e saj me çizme të bardha.
Mbi postimin e saj ajo ka shkruar: “Sapo vendosa të vesh kostumin tim të banjës”.