Ballina Kronika Hapen të tjera dosje të ish-Sigurimit, zbulohen pseudonimet që përdornin spiunët e...

Hapen të tjera dosje të ish-Sigurimit, zbulohen pseudonimet që përdornin spiunët e regjimit komunist, nga “Peshkatari”, te “Lexuesi”, “Maqinisti”, “I Penduari” dhe “Furtuna”

103
0

Autoriteti për Informimin mbi Dosjet e ish-Sigurimit të Shteti ka zbuluar disa prej pseudonimeve që përdorin agjentët e Shërbimit Sekret gjatë regjimit komunist. Prej disa vitesh ka nisur një proces informimi për ata që ndiqeshin nga regjimi dhe ata që ishin pjesë e Sigurimit. Gazeta “SOT’, ka siguruar disa prej dokumenteve të deklasifikuara javët e fundit nga AIDSSH, ku jepen detaje mbi pseudonimet që kishin agjentët dhe bashkëpunëtorët e regjimit. Sipas dokumenteve, disa nga pseudonimet janë “Peshkatari”, “Lexuesi” e “Maqinisti”. Çështja e dosjeve të Sigurimit ka shkaktuar gjithmonë debat në vendin tonë. Edhe pse pas 28 vitesh nisi procesi i deklasifikimit të dokumenteve, ligji u bë në mënyrë të tillë që të mos preken ata që kanë qenë pjese Sigurimit. Sipas ligjit, deklasifikim mund të kërkojë vetëm personi që ka dosje, apo të afërm të tij nëse ai ka vdekur. Nga ana tjetër nuk parashikohet në ligj deklasifkimi i dokumenteve për politikanë. Ka disa politikanë që kanë qenë spiunë të Sigurimit dhe madje dihen dhe pseudonimet e tyre, si: Penicilina; Qukapiku, Çorapja, etj.

Ja pseudonimet

“Trimi” dhe “Studenti”

AIDSSH vendosi: Deklasifikimin e dosjes nr. 4443 me 234 fletë, e cila dosja në vitet 1981-1988, me pseudonimin “Korbi”.

Deklasifikimin e dosjes nr. 8222, me pseudonimin “Kendervica”,niveli klasifikimit sekret, daton në vitet 1980-1991.

Deklasifikimin e dosjes nr. 23132, me pseudonimin “Kreshniku”. Dosja daton në vitet 1984-1985.

Deklasifikimin e dosjes personale nr. 6239, me pseudonimin “Trimi”. Dosja daton në vitet 1978-1990.

Deklasifikimin e dosjes personale dhe dosje pune nr. 4149,  me pseudonimin “Studenti”, dosja daton në vitet 1962-1990.

Deklasifikimin e  dosjes personale dhe 2 dosje pune nr. 302, me pseudonoimin “Lajthia”.  Dosja daton në vitet 1952-1990.

Deklasifikimin e dosjes së punës nr. 4160, me pseudonimin  “I Penduari”. Dosja daton në vitet 1983-1989.

Deklasifikimin e dosjes personale dhe dosje pune nr.14637, me pseudonimin “Selita”. Dosja daton në vitet 1986-1990.

“Blini” dhe “Karafili Kuq”

Deklasifikimin e dosjes nr. 9317, me pseudonimin “Blini”,  që daton në vitet 1977-1990.

Deklasifikimin e dosjes personale nr. 4659, me pseudonimin “Peshkatari”, që daton në vitet 1985-1990.

Deklasifikimin e dosjes nr. 546, me pseudonimin “Karafili Kuq”, që daton në vitet 1953-1979.

Deklasifikimin e dosjes nr. 2911, me pseudonimin “Bisku Blirit”, që daton në vitet 1948-1983.

Dosjet e tjera sekrete

Arkivi i Autoritetit, Fondi Drejtoria e Punëve të Brendshme Tiranë, Dosje personale dhe pune nr. 2809 “Lexuesi”, me 2 volume, në total 337 fletë. Dosja daton në vitet 1963-1985. Niveli i klasifikimit të dosjes është “Tepër Sekret”.

Arkivi i Autoritetit, Fondi Drejtoria e Punëve të Brendshme Tiranë, dosje personale dhe pune nr. 12161, me pseudonimin “Furtuna”, me 2 volume,në total 115 fletë. Dosja daton në vitet 1980-1987. Niveli i klasifikimit të dosjes është “Tepër Sekret”.

Arkivi i Autoritetit, Fondi Operativ, Dosje personale nr. 4392, me pseudonimin “Furga”, me 34 fletë. Dosja daton në vitet 1958-1985. Niveli i klasifikimit të dosjes është “Tepër Sekret”.

Arkivi i Autoritetit, Fondi Operativ, Dosje pune dhe personale nr. 46, me pseudonimin “Telemaku”, me 2 volume, në total 294 fletë. Dosja daton në vitet 1949-1981. Niveli i klasifikimit të dosjes është ““Tepër Sekret”.

Arkivi i Autoritetit, Fondi Ersekë, Dosje pune dhe personale nr. 1382  me pseudonimin “Trebeshina”, me 2 volume,në total 375 fletë. Dosja daton në vitet 1971-1987. Niveli i klasifikimit të dosjes është “Tepër Sekret”.

Arkivi i Autoritetit, Fondi Dega e Punëve të Brendshme Ersekë, Dosje personale dhe Pune nr. 590 me pseudonimin“Maqinisti”, me 2 volume, në total 364 fletë. Dosja daton në vitet 1959-1981. Niveli i klasifikimit të dosjes është “Tepër Sekret”.

Arkivi i Autoritetit, Fondi Operativ, Dosje formulare nr. 583, me pseudonimin “Buna”, me 70 fletë. Dosja daton në vitet 1947-1950. Niveli i klasifikimit të dosjes është “Tepër Sekret”.