Ballina Politika Investimet strategjike në zonat e mbrojtura, reagon Tabaku: Rrezikohen në mënyrë të...

Investimet strategjike në zonat e mbrojtura, reagon Tabaku: Rrezikohen në mënyrë të pakthyeshme, do kthehen në parcela toke për t’u betonuar

111
0

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, gjatë një konferencë për mesi këtë të martë, ka deklaruar se hapja e rrugës për investime strategjike në zonat e mbrojtura i hap rrugë shkatërrimit të këtyre territoreve.

Sipas saj zonat e mbrojtura do të kthehen në parcela toke për t’u betonuar dhe rrezikohen në mënyrë të pakthyeshme.

Deklarata e plotë e Jorida Tabakut:

Të enjten e shkuar, Parlamenti i Shqipërisë me 72 vota miratoi “Rikthimin e Marrëzisë” të Lojërave të Fatit përmes një ligji që natyrisht nuk shëron asnjë nga plagët e trashëguara nga projektligji i vitit 2015 dhe madje asnjë nga plagët që mazhoranca socialiste pretendoi se do të mbyllte me ndalimin e Lojërave të fatit.

Ndryshimet e minutës së fundit të miratuara në seancën plenare do të jenë një mekanizëm për ta rikthyer sektorin e Lojërave të Fatit në një sektor potencial të pastrimit të parave dhe informalitetit që do të prekë rëndë xhepat e qytetarëve por edhe gjendjen shoqërore të vendit tonë.

Por sot, përpara jush nuk qëndroj vetëm për të denoncuar votimin dhe miratimin e projektligjit të lojërave të fatit që është një tjetër hallkë e zinxhirit të ligjeve me porosi që miraton një parlament noter.

Si një deputete dhe përfaqësuese e shqiptarëve dhe mbi të gjitha si një qytetare e shqetësuar me Shqipërinë që do t’i trashëgojnë fëmijëve tanë, jam sot këtu për të mbrojtur me aq sa mundem trashëgiminë tonë natyrore dhe integritetin ligjor të vendit tonë.

Në kuvendin e Shqipërisë janë depozituar dy nisma të tjera, që nëse do të kalonin, do të rreziokonin në mënyrë të pakthyeshme territoret dhe zonat e mbrojtura të vendit tonë.

Me një saktësi të orës zvicerane, mazhoranca socialiste, që pak muaj më parë iu krenua botës për shndërrimin e lumit të egër të Vjosës në Park Kombëtar. Ka propozuar një projektligj për ndryshimin e Zonave të Mbrojtura, ndërkohë që qeveria socialistë ka depozituar në kuvend një opinion të sajin për draftligjin e ligjvënësve socialistë.

Draft-ligji i propozuar nga deputetët socialistë dhe më tej mendimi i qeverisë socialiste përmes VKM, kërkon që të fshijë atë që ne e kemi konsideruar si të shenjtë; zonat e mbrojtura me të cilat i krenohemi botës dhe në të cilat ftojmë këdo t’i vizitojë.