Ballina Dossier Shembulli i një politikani modeli i të cilit është i rrallë në...

Shembulli i një politikani modeli i të cilit është i rrallë në Shqipëri

160
0

Shembulli i një politikani modeli i të cilit është i rrallë, i një mendjendrituri i cili i dedikoi tërë jetën çështjes kombëtare sepse e donte vërtet shumë Shqipërinë.

Ia njohu mirë vuajtjet njerëzve të thjeshtë para se të merrte përsipër t’i përfaqësonte ata.

Kurrë nuk mori asnjë meritë që nuk i takonte.

Nuk foli në asnjë rast për dallime krahinore, fetare, politike etj, nuk bëri asnjëherë kompromis për pushtet apo interes personal, dhe kur foli, në vend të ankesave, mallkimeve, mashtrimeve, foli thjesht, pastër, bukur.

Tha se e pati shumë të lehtë të punonte për popullin e tij patriot e të dashur edhe pse i shumëvuajtur ndër shekuj.

Ndërsa si kompensim shqiptarët e kudondodhur, në veçanti njerëzit e zakonshëm, patriotë e të mençur e nderojnë, e duan dhe e adhurojnë sot pa kushte, për gjithçka i dha kombit.