Ballina Ekonomia Rënia e fuqisë së Euros, pedagogu i njohur tregon shkakun

Rënia e fuqisë së Euros, pedagogu i njohur tregon shkakun

162
0

Pedagogu Rezart Prifti është shprehur se rënia e nivelit të euros vjen si pasojë e hyrjes së shumë eurove në tregun vendas.

Komentet Prifti i bëri gjatë një interviste televizive ku tha se Banka e Shqipërisë duhet të japë shpjegime lidhur me këtë gjë.

Ai tha gjithashtu se kryeministri Edi Rama përpiqet ta paraqesë rënien e euros si një forcim të lekut, duke mos u dhënë shpjegim bizneseve që kanë interes direkt për këtë fenomen.

“Kë do gjejmë dikë që t’ja thotë kryeministrit, pasi nuk ka njeri që t’ja thotë. Janë disa institucione që lidhen me euron. Banka Qëndrore ka për detyrë edhe stabilizimin e politikës monetare në vend.

Banka Qëndrore ka bërë 3 lëvizje gjatë vitit të kaluar, lidhur me rënien e euros. Por hiç. Banka duhet të dalë me analizë të qartë lidhur me atë që po ndodh me euron në vend. Në tregun e lirë dhë në ktë tonin që është kopil, euro ka rënë vetëm për faktin që ka shumë euro në treg.

Të dali tani BSH që t’i shpjegojë gjithë bizneseve në Shqipëri dhe të thotë pse ka rënë euro. Si ka mundësi që këtu nuk flet njeri për këtë rënie pikatë të tmerrshme të kursit të euros. Gazetarët e ekonomisë kanë humbur, opozitë ai nuk ka. Nuk i thotë gjë njeri. Ai nuk thotë ra euro, por thotë u forcua leku. Ai thotë euro është tigër prej letre dhe hidrocentrali funksionon me ujë”, tha Prifti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu