Ballina Politika Argita dhe Shkëlzen Berisha në protestë, Dash Shehi mbledh përkrahësit në lokalin...

Argita dhe Shkëlzen Berisha në protestë, Dash Shehi mbledh përkrahësit në lokalin e Kullave

200
0

Ish-kryeministri Sali Berisha gjeti mënyrën për të qenë në protestën  20 shkurtit, duke vendosur një podium në shtëpi dhe duke transmetuar live në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Ndërkohë që gjatë protestës ka rënë në sy se në shesh, por larg podiumit është shfaqur Argita Malltezi, e cila nuk ka mbajtur fjalime, por i është bashkuar turmës në demokratëve.

Edhe djali i ish-kryeministrit është parë në protestë. Shkëlzen Berisha, njësoj si e motra, ishte po ashtu larg podiumit.

Ajo që ka rënë në sy është se dhe Jorida Tabaku, e cila nuk ka marrë pjesë në mbledhjet e grupit ka qenë e pranishme në këtë tubim të 20 shkurtit.

Ndërkohë që një protestë ndryshe ka qenë ajo e Dashamir Shehit, i cili ka mbledhur përkrahësit e tij në kafen e kullave binjake.

Kujtojmë se Dashamir Shehi nuk firmosi me demokratët dhe aleatët e të djathtës për të qenë pjesë e Federatës së Opozitës së Bashkuar.