Ballina Aktualitet Virozat e stinës, Tomini apel prindërve: Mos i çoni fëmijët në kopshte...

Virozat e stinës, Tomini apel prindërve: Mos i çoni fëmijët në kopshte e çerdhe nëse kanë grip

87
0

Drejtoresha e ISHP-së, Eugena Tomini në një intervistë televizive, ka folur në lidhje me virozat në vendin tonë.

Ajo theksoi se aktualisht janë katër klinika të hapura 24 orë, duke shtuar se të vegjlit janë të prekur më shumë nga kjo situatë.

Tomini ka dhënë dhe disa këshilla për qytetarët ku njëra prej tyre është që prindërit të mos i çojnë fëmijët në shkollë apo çerdhe nëse janë me grip.

“Janë katër klinika 24 orëshe  me shërbim pediatrik. Kjo e zbeh fluksin e popullatës në Tiranë. Katër klinikat janë një lehtësim për qendrën spitalore universitare. Tendenca e prindërve është e përhershme. Kemi një sensivitet shumë të lartë për fëmijët. Shenjat klinike rëndohen nëse ne kemi kaluar 48 orëshin e parë në komunikim me mjekun pediatër dhe sigurisht nga rëndesa e klinikës kërkojmë urgjencën spitalore. Prindërit që kanë fëmijët në moshën pediatrike, apo pjesa e sistemit parashkollorë, sigurisht nëse do kenë shenja klinike të mos dërgojnë fëmijët në çerdhe apo shkollë deri sa të kalojë situata. Pa këshillën e mjekut mos të ndjekin asnjë lloj terapie”-tha Tomini.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu