Ballina Aktualitet Ishte manifestim force”, politologu i njohur ironizon protestën e Rithemelimit: E arriti...

Ishte manifestim force”, politologu i njohur ironizon protestën e Rithemelimit: E arriti qëllimin për 20 shkurtin, sot jemi me 21

131
0

Politologu Ilir Kalemaj tha në një intervistë televizive, se protesta e opozitës para Kryeministrisë ishte një manifestim force, por e pamjaftueshme për të rrezuar qeverinë Rama. Politologu tha që opozita duhet të ngrinte “kujën në Parlament” lidhur me projekt-ligjin për zonat e mbrojtura, që sipas tij synon tua japë zonat e mbrojtura oligarkëve preferencialë që t’i kthejnë në trualle ndërtimi.

Duke folur mbi amnistinë penale Kalemaj tha:

“Alibeaj ishte në komision, kishte kërkuar më shumë kohë, por mazhoranca kishte thënë që jemi të vendosur që ta kalojmë brenda ditës së enjte. Këtu bëhet fjalë që të rritej edhe numri i viteve nga 3 në 4 për burrat, nga 4 në 5 për gratë, që të përfshiheshin te kjo amnisti. Është krejt normale, burgjet shqiptare janë të mbipopulluar, aty ka shumë për krime ordinere, apo që s’duheshin klasifikuar si krime. Kemi dëgjuar raste që janë dënuar për një kotec pulash, një çati, ndërkohë që nuk dënohen ndërtuesit që ndërtojnë kate me radhë. Bëhej fjalë edhe për një kategori të caktuar protestuesusit, ku Rithemelimi kërkoi që të përfshiheshin edhe kjo kategori, ku përfshihen 3100-3200 persona”.

Duke folur mbi projekt-ligjin për zonat e mbrojtura, politologu u shpreh:

“Kjo e zonave të mbrojtura është akoma më i rëndësishëm se debati mbi amnistinë. Që t’i kthesh në trualle ndërtimi dhe t’ua japësh oligarkëve preferencialë, opozita duhet të ngrinte kujën në Parlament dhe të gjente mekanizmat institucionalë për ta ndaluar. Prek të sotmen dhe të ardhmen. Këta thonë për Vjosën, pas gjithë atij presioni ndërkombëtar, tani duan ta kafshojnë nga të gjitha anët, jo vetëm Vjosën, por të gjithë parqet kombëtare në Shqipëri”. 

Lidhur me marrëveshjet e firmosura nga Rama dhe Erdogan, Kalemaj tha se u thelluan marrëdhëniet strategjike mes dy vendeve, dhe pritja ishte e nivelit të lartë. Politologu shtoi se ndonëse është kritik ndaj Ramës, politika ndërkombëtare është një pikë e fortë e tij.

Mbi protestën e zhvilluar dje Kalemaj tha:

“Protesta e arriti qëllimin për 20 shkurtin. Në 21 shkurt, pra sot, ne se dimë cili është qëllimi i opozitës. Ai ishte një manifestim force për opozitën. Por kjo nuk mjafton për të rrezuar Edi Ramën. Ne jemi mësuar me protesta të tilla. Në këto 11 vite janë bërë kaq shumë protesta, të të gjitha format, problemi është që u tha që ne s’do ta shesim në Pazar si Basha, tani kjo duhet parë. Çfarë synojnë këta, qeveri teknike, zgjedhje të parakohshme, apo duan të shkojnë drejt zgjedhjeve të vitit të ardhshëm, por me çfarë Kodi”, përfundoi Kalemaj.