Ballina Politika Avokati: Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Flamur Noka, Genc Ruli dhe Ridvan Bode...

Avokati: Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Flamur Noka, Genc Ruli dhe Ridvan Bode janë futur në “listën e zezë” të SHBA, ja çfarë po përgatitin amerikanët

161
0

Avokati i njohur, Idajet Beqiri shprehet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duken të vendosur për të luftuar të korruptuarit, të inkriminuarit dhe personat që përpiqen të minojnë demokracitë në vende të ndryshme të botës, përfshirë Ballkanin Perëndimor, ku vëmendje kryesore ka marrë Shqipëria.

Për avokati, këtë fakt e tregoi vizita e fundit e Sekretarit Amerikan Antony Blinken. Në një intervistë për gazetën “SOT”, zoti Beqiri shprehet se për të zhdukur korrupsionin dhe për t’iu dhënë një goditje të fortë kësaj kategorie njerëzish në vendin tonë, SHBA përmes Departamenti Amerikan të Shtetit ka aplikuar masa radikale, sikundër është shpallja “non grata” dhe jovetëm.

Njëri prej tyre është ish-kryeministri Sali Berisha, i cili në 19 maj të vitit 2021 u shpall nga Departamenti Amerikan i Shtetit person “non grata”, ndërsa akuzohet si i përfshirë në korrupsion dhe minim të demokracisë.

Madje për amerikanët, Berisha cilësohet si rrezik për sigurinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për Beqirin, lista nuk mbyllet me Berishën, pasi pas ish-kryeministrit në radhë janë, Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Flamur Noka, Genc Ruli dhe Ridvan Bode.

-Avokat Beqiri, si e patë vizitën e Blinken në Tiranë, cilat ishin mesazhet e tij?

Për nga përmasat është e jashtëzakonshme si vizitë. Sepse duke parë ca situate ka sot në botë, në Ukrainë dhe ca kanë sjell këto dhe një situatë të tillë të gjej kohën numri 2 i SHBA, është diçka e jashtëzakonshme, për popullin shqiptar por edhe për qeverisjen e vendit. Qeverisja e vendit nuk mori një notë kaluese, por të shkëlqyer, sepse diplomacia mund të thotë mirë, por shkëlqyer është tjetër gjë.

-Diplomacia ka quajtur edhe Berishën burrë shteti?

Po ambasadori e tha pse e quajti ashtu, sepse donte të shmangte një luftë tjetër civile. Nuk është ai burrë shteti se vrau 4 njerëz në Bulevard. Nuk ka lidhje fare. Pavarësisht që serbët dhe mbeturinat e tyre në Tiranë u munduan ta zvogëlonin atë vizitë dhe ta quanin si një gjë të zakonshme sepse janë kundër interesave të vendit. Mesazhet që u dhanë ishin shumë domethënëse, e para u dha mesazhi se Shqipëria nga një vend që ka prodhuar konflikte dhe luftë civile brenda vetes, është tashmë një vend që është bërë faktor kryesor në Ballkan.

-Pse Blinken nuk takoi asnjë nga opozita?

Kë do takonte ai? SHBA kur shpallën non grata Berishën i dhanë mesazhet e qarta për PD që duhet që të distancohej prej tij. Kuptohet këto mesazhe i përcolli Basha me aq fuqi sa pati, por ato nuk u kuptuan në vend që ata të pozicionoheshin si duhej ata shkuan pas Berishës dhe krijuan foltoren, por ajo ishte një antiamerikanizëm i pastër.

Nga ana tjetër bënë krimin më të shëmtuar që nuk kishte ndodhur ndonjëherë sepse i thoshin Yuri Kim e ka bërë këtë. U benë shumë të neveritshëm para shqiptarëve dhe Amerikës. SHBA na dha një shtet të pavarur si është Kosova. Si mund të vij ai tani këtu dhe të takoj këta, pse nuk e shohin se ku e ka kokën kjo opozitë. Ata e shohin se kjo parti me në krye Berishën, Nokën që kokën e kanë në Moskë dhe ata prandaj i shpërfillën.

-Mendon se do ketë një listë të re më non grata?

Ata e kanë të qartë se në ca nivel është korrupsioni dhe krimi i organizuar. Por, problemi është se Amerika nuk bënë dot ndërhyrje sepse si ka ajo institucionet e këtij vendi në dorë. Po ajo ndikon më qëndrime dhe me mesazhe. Në 1998 nëse do ta linte Saliun të vepronte ashtu mund të futej në kryeministri dhe të vriste, por ishte SHBA që i tregoj kufirin ku ishte. Ne nëse kemi zhvillime të mira këto 10 vitet e fundit, që kishim një vend pa ministri, pa ushtri , as polici dhe arritëm që të bëhen samite të BE dhe vijnë dhe ikin me përshtypje të mira, plus edhe vizita e Blinken, në këtë aspekt kjo është rrjedhojë e ndryshime të mëdha që janë bërë në këtë vend.

Pandëshkueshmëria këtu ka qenë, por mesazhi i Blinken ishte që  në këtë vend do ti keni pas dhe ky vend do bëhet me shtet ligjor dhe me ndëshkueshmëri. Atë listë ne e dimë, sepse e kemi të brendshme. Non gratat këtu  janë bërë me kohë, radhën e ka Meta, Kryemadhi, Noka dhe të tjerë, Genc Ruli, Ridvan Bode. Edhe nga ata që janë në pushtet, hetime të tjera dhe denoncime që do bëhen dhe që në thelb kanë atë që ata që vodhën dhe  bënë pasuri sa mundën nuk do të ketë më, por do ketë  jo vetëm  në dyert e SPAK, por edhe “non-grata”.