Ballina Politika Meloni përshëndet ratifikimin e marrëveshjes për emigrantët: Falenderojmë Ramën e popullin shqiptar...

Meloni përshëndet ratifikimin e marrëveshjes për emigrantët: Falenderojmë Ramën e popullin shqiptar për miqësinë e bashkëpunimin

126
0

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka përshëndetur ratifikimin e marrëveshjes për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë nga Kuvendi i Shqipërisë. Përmes një mesazhi në rrjete sociale Meloni ka falenderuar kryeministrin Edi Rama, institucionet dhe popullin shqiptar për miqësinë dhe bashkëpunimin.

“Kuvendi i Shqipërisë ratifikoi sot marrëveshjen e bashkëpunimit me Italinë kundër imigracionit të paligjshëm dhe trafikimit të qenieve njerëzore. Falenderojmë kryeministrin Edi Rama, institucionet dhe popullin shqiptar për miqësinë dhe bashkëpunimin”, ka shkruar Meloni.

Ratifikimin në Kuvend i marrëveshjes ka bërë jehonë edhe në mediet italiane të cilat ndër të tjera shkruajnë se “prej pranverës së 2024 emigrantët që do të shpëtojnë në Mesdhe nga anijet italiane si ato të Guardia di Financa e Marinës do të transferohen në Shqipëri”.