Dalin detaje nga vrasja në Durrës, ku 19-vjeçarja vrau me armë zjarri të atin Pëllumb Meta. Ky i fundi punonte roje në tregun e makinave, ndërsa vajza ishte studente në shkollë të lartë.
Hetimet për gjetjen e 50-vjeçarit kanë nisur pasi kallëzimit të djalit se babai ishte larguar nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer policia u vu në lëvizje.
Vrasja ka ndodhur më 13 shkurt, gjatë hetimeve agjentët gjetën makinën e tij në sektorin Rinia të braktisur. Këtu nisën dhe dyshimet e para për fatin e burrit.
Disa familjarë janë marrë në pyetje, deri kur vajza ka pranuar autorësinë e krimit. Ajo ka deklaruar se e ka vrarë të atin, e kishte lidhur, mbështjellë me batanije dhe varrosur të kasollja e lopës.
Ka qenë 19-vjeçarja Hygerta Meta që ja tregoi policisë vendin se ku gjendej babai i vdekur.
Familja përbëhet nga 2 prindërit, 4 fëmijë prej të cilëve 2 djem dhe 2 vajza. Njëra vajzë e martuar.