Ballina Politika 20 mjekë të rinjë kryejnë specializime, Vokshi reagon ndaj ministres Koçiu: Ata...

20 mjekë të rinjë kryejnë specializime, Vokshi reagon ndaj ministres Koçiu: Ata kërkojnë infrastrukturë jo qoka të politikës tuaj rilindase!

180
0

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka komentuar postimin e ministres së Shëndetësisë Albana Koçiu ku ka publikuar 20 mjekët e rinjë të cilët kanë kryer specializime të ndryshme.

Sipas Vokshit, këta të rinj kërkojnë punë dhe dinjitet e meritojnë të paguhet gjatë specializimit, jo të keqtrajtohen.

Postimi i plotë i Vokshit:

Këta 20 mjekë të rinj kërkojnë punë dhe dinjitet … dhe jo sic i trajtoni ju!!!

Ata meritojnë të vlerësohen për punën që bëjnë;

Ata meritojnë të paguhen gjatë specializimit ashtu sic paguhen kudo në botë mjekët specializantë.

Ata kërkojnë infrastrukturë gjatë specializimit dhe meritokraci në emërim e jo patronazhistë apo qoka të politikës tuaj rilindase!!!