Ballina Aktualitet Përfshihet nga zjarri reparti i kirurgjisë në spitalin e Shkodrës, zbardhen informacionet...

Përfshihet nga zjarri reparti i kirurgjisë në spitalin e Shkodrës, zbardhen informacionet e para

72
0

Pavioni i kirurgjisë së spitalit të Shkodrës është përfshirë nga flakët. Burime bëjnë me dije zjarri ka rënë në dhomën e një prej mjekëve. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Në momentin e zjarrit, pacientët dhe stafi mjekësor i infermierëve janë zhvendosur në një mjedis të sigurt të spitalit dhe nuk kanë probleme.

Paraprakisht dyshohet se shkak për zjarrin mund të jetë bërë një ngrohëse elektrike në dhomën e mjekut, e cila është lënë ndezur dhe dyshohet se ka shkaktuar një shkëndijë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu